KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Nuk mbajti premtimin”- Si mafiozi turk kërcënoi ministrin shqiptar në Malin e Zi
Rajon

“Nuk mbajti premtimin”- Si mafiozi turk kërcënoi ministrin shqiptar në Malin e Zi

Kosova News
Kosova News 13:50 -24/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mediat në Malin e Zi kanë raportuar se ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, është kërcënuar nga një kriminel i rrezikshëm turk që vuan dënimin në shtetin fqinj.

Vijesti shkruan se Dukaj u premtoi miqve të tij nga Kosova dhe Shqipëria se do të pyeste në Ministrinë e Brendshme për mundësinë që Binali Camgoz të merrte ligjërisht azil në Mal të Zi.

Por në momentin kur kjo  nuk ndodhi, shtetasi turk i akuzuar për krime të rënda e kërcënoi atë përmes anëtarëve të klanit kriminal të Kavaçit.

Sipas medias malazeze episodi ka ndodhur në kohën kur Dukaj ishte anëtar i qeverisë së Dritan Abazoviçit.

“Unë ia kam bërë të qartë atij mikut tim se nuk jam përgjegjës për këto çështje, por i kam premtuar se do të kontaktoj me miqtë e mi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe do të pyes për mundësitë ligjore që të jepet azili”, ka deklaruar Dukaj në deklarimet e dhëna përpara inspektorëve.

Dukaj ka refuzuar t’u tregojë inspektorëve se kush ishte shoku i tij nga Kosova që e lidhi me njerëzit e mafiozit turk.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, ai është marrë në pyetje në fund të korrikut 2023, pasi Departamenti i Policisë Speciale (SPO) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) kanë marrë informacione se Camgoz po e kërcënonte seriozisht për një premtim të pambajtur.

Ministri i tha inspektorit se nuk i kishte premtuar ndihmë të dënuarit turk, por kishte frikë për jetën e tij pasi ishte i sigurt se Indrit Koleshi, me të cilin kishte biseduar për Camgozin, e kishte bërë këtë gjë në emër tij.

Gjatë seancës, ai shpjegoi se më 27 korrik të vitit të kaluar, derisa ishte në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ishte thirrur nga drejtori i policisë sekrete, Boris Milć, dhe i kishte thënë që të mos lëvizte shumë dhe se për shkak të kërcënime serioze do të kishte një shoqërim policor të shtuar në Kosovë e Shqipëri, deri në kthimin në Mal të Zi.

Camgoz u arrestua në Podgoricë, më 6 korrik 2022 dhe policia malazeze njoftoi në atë kohë se ai kishte një pasaportë të falsifikuar me emrin Mehmet Ali Bayhan. Bashkë me të u ndaluan edhe pesë shtetas të tjerë turq, ndërsa mediat turke më pas njoftuan se edhe ata ishin në kërkim nga autoritetet e tyre.

Camgoz dyshohet se është lider i një grupi të organizuar kriminal, i përfshirë në vrasje, plagosje, rrëmbim, ndalim, zhvatje dhe tortura të kryera në Izmir dhe rrethinat e qytetit.

“Binal Camgoz i tha një anëtari të lartë të klanit të Kavaçit se nuk e mbajta premtimin ndaj tij, prandaj duhet të më dërgonte një mesazh të fortë.

Camgozin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam pasur kontakte me të, por e di që aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale me dënim me burg, dhe se kundër tij është nisur procedura e ekstradimit në Turqi. Dyshohets e ka një përfshirje të mundshme të Camgoz në vrasjen e liderit të klanit Skaljar, Jovan Vukotiç”, thuhet në deklaratën e tij.

Dukaj pranoi se katër apo pesë muaj më parë, një shok nga Prishtina e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar që të takohej me të. Ai nuk e tha emrin e shokut nga Kosova, por zbuloi emrin e personit që ai i kërkoi të takonte. Sipas Dukaj, ai u takua me shtetasin Indrit Kolleshi, i dënuar më parë për mashtrim në Shqipëri.

Ministri Dukaj, tha s eishte Indrit kolleshi që i kërkoi ndihmë për dhënien e azilit për mafiozin turk, por që ai personalisht nuk premtoi asgjë konkret, thjesht interesim mbi rastin sipas procedurave dhe ligjeve të azilit.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 24/01/2024 24/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?