Policia e Tiranës ka zbardhur detaje rreth ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku si pasojë e rënies së një skele, u plagosën dy kalimtarë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Nga rënia e skelës u plagosën dy kalimtarë, 70-vjeçari me iniciale H.L. dhe vajza e tij, 45-vjeçarja me iniciale I.Sh.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje stabël. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.




