Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar mbrëmjen e shkuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Shqipëri që ka për qëllim goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kuadër të operacionit “Tempulli”.
Janë lëshuar mbi 300 urdhër-arreste nga të cilët janë ekzekutuar mbi 200.
Mediat shqiptare raportojnë për dhjetëra të arrestuar në Tiranë, Durrë, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe qytete të tjera dhe numri i përgjithëm ka shkuar në rreth 200.
Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.
Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit. Pritet komunikata zyrtare e policisë lidhur me këtë operacion për të identifikuar edhe personat e arrestuar.
Lajmi në përditësim…




