Në mbi 400 shkolla 9-vjeçare në Shqipëri po zbatohet projekti pilot i kodimit, një nismë që i prezanton fëmijët me logjikën e kodimit që në hapat e parë të formimit të tyre, përmes lojërave edukative.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një postim në rrjetin social Facebook, ka ndarë sot momente nga zhvillimi i lëndës së kodimit në shkolla, ku fëmijët e klasave të para mësojnë të kodojnë me platformën CodeMonkey.
Rama ka thënë se kodimi në shkolla zbatohet në klasën e parë në 306 institucione arsimore publike dhe 40 private, si dhe në klasën e dytë në 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë, të pajisura me laboratorë të rinj me kushte moderne.
Ndryshe kodimi në shkolla ka filluar zbatimin në vitin 2022.


