Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka bërë të ditur se sot në orën 09:00 do të niset drejt Serbisë.
“Në atë kohë kam në plan të kaloj kufirin”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”.
Stojkoviq ka thënë se në sferën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, do të kenë mundësi ta arrestojnë atë, sikurse politikanin serb Nikolla Sanduloviqin.
“Në sferën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, i cili do të ketë mundësinë të më arrestojë mua, si dhe Nikolla Sanduloviqin, sepse kam vendosur lule në varrin e fëmijës shtatëvjeçare Blerina Jashari”, ka shkruar avokati serb.
📢 I will be in Serbia from today at 09:00. At that time I plan to cross the border.
— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 19, 2024
In the area of responsibility of the Senior Public Prosecutor in Vranje and Niš, who will have the opportunity to arrest me, as well as Nikola Sandulović – because I laid flowers on the grave… https://t.co/ciZ7yxEbYV
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, dje ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe ka vendosur lule tek varri i Blerina Jasharit në Prekaz.
Kjo vizitë e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së Aleksandër Vuçiqit.
Madje, ai ka lënë edhe një letër tek varri i Blerina Jasharit.
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”, thuhet në letër.
Në fjalimin e tij para mediave, Stojkoviq është shprehur se mesazhi i Prekazit është se “liria gjithmonë fiton”.
“I arrestuar ose jo, unë do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Siç janë plot. Sepse liria nuk vjen nga gjykimet. As burgjet nga hekurat. Liria vjen nga zemra e njeriut. Ne që nuk kemi frikë – sepse njerëzit e mirë s’kanë pse të frikësohen – ne veçse e kemi shpjeguar veten tonë. Prej të gjitha mesazheve që lihen në këtë vend, ky është më i rëndësishmi: Liria gjithmonë fiton”, ka thënë Stojkoviq.


