Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar D.O., 32 vjeç nga Prishtina, pasi dyshohet për një vjedhje me dhunë në një banesë në Tiranë më 15 janar.
Sipas njoftimit, 32-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një banesë në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.


