KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet Projektligji për noterinë, ministrja Haxhiu zotohet për proces transparent
Politikë

Miratohet Projektligji për noterinë, ministrja Haxhiu zotohet për proces transparent

Kosova News
Kosova News 15:23 -16/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për noterinë, i cili do të procedohet për në seancë të Kuvendit.

Në mbledhjen e këtij komisioni, ku pjesëmarrës ishin vetëm anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë prezantuar ndryshimet e bëra në kuadër të këtij projektligji. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kusht do të jetë provimi i jurisprudencës. Po ashtu, theksoi se më 27 janar do të mbahet provimi i noterisë, për çka u zotua se do të ketë transparencë.

Haxhiu tha se pas hyrjes në fuqi të ligjit bazik janë identifikuar në praktikë vështirësitë që ndërlidhen me çështje të ndryshme të sistemit të noterisë.

“Së pari vendosjen e provimit të jurisprudencës, si kusht për ushtrimin e detyrës së noterit me qëllim të sigurimit se noterët të cilët kanë autorizime publike dhe ofrojnë shërbime profesionale juridike noteriale të jenë jurist të kualifikuar. Këtë e kemi bërë sepse noteri është i rëndësishëm dhe merret me shërbime publike, prandaj është e rëndësishme që noterët të jenë sa më profesional dhe të ofrojnë shërbime sa më profesionale”.

“Prandaj, kemi konsideruar që është e rëndësishme që të vendoset si kusht provimi i jurisprudencës. Po ashtu, mundësimin e digjitalizimit të shërbimeve noteriale nga noterët, gjë që do të lehtësojë qasjen në këto shërbime të qytetarëve dhe do të rris efikasitetin e noterëve”, deklaroi Haxhiu.

Ajo shtoi se është paraparë edhe forcimi dhe rritja e efikasitetit të sistemit disiplinor të noterëve me anë të themelimit të Komisionit të pavarur disiplinor. Haxhiu tha se përbërja e këtij komisioni do të jetë nga dy gjyqtarë dhe një noter.

Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu tha se me 27 janar do të mbahet provimi i noterisë, ku u zotua për transparencë.

“Ne gradualisht po afrohemi edhe tek dita 27 janari që është dita kur do të mbahet provimi i noterisë, që është një proces po aq i rëndësishëm dhe për të cilin jam kujdesur shumë që të mos kemi një proces qysh ka ndodhur në vitin 2019. Ka qenë një proces i komprometuar, por që të jetë një proces transparent me përbërje të anëtarëve të komisionit me integritet të lartë”, shtoi ajo.

“Ka indikacione që abuzohet me praktikantët, sidomos me praktikantet. Për shembull u thuhet që nuk mund të pranoheni sepse nëse s’jeni të martuara, sepse nëse martoheni do të jeni pengesë se bëni fëmijë dhe do të jeni pengesë. Diskriminohet veç pse janë të martuara, do të thotë është kusht që të mos jenë të martuara. Ose pavarësisht që u thuhet se mund të qëndrojnë, jepen tre muaj pa pagesë, por pastaj u thuhet më vonë me pagesë dhe pagesa është 30 euro”, u shpreh ai.

Në lidhje me abuzimin e praktikantëve, ministrja Haxhiu tha se nuk ka informacione por pohoi se ka diskriminim të grave.

Komisioni për Legjislacion ka miratuar edhe raportin e zbatimit të Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Kosova News 16/01/2024 16/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?