KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëri: Miratohet Ligji për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale
Rajon

Shqipëri: Miratohet Ligji për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale

Kosova News
Kosova News 11:56 -22/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në fund të seanës maratonë mbrëmjen e djeshme ligjin për “Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”, një ligj i cili ka bërë bashkë deputët e mazhorancën dhe të opozitës.

Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se përmes këtij ligji ndërtohet një platformë komunimi mes strukturave shtetërore dhe komuniteteve, me qëllim mbrojtjen e viktimave të mundshme dhe parandalimin e veprimeve të të dënuarve, duke kufizuar kështu kontaktin fizik apo virtual.

“Është një projektligj që mbi të gjitha respekton të drejtat themelore të njeriut të parashikuara në Kushtetutën tonë në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, është një ligj që vjen i përafruar gjithashtu me direktivën e Bashkimit Europian dhe mbi të gjitha që vendos në përparësi absolute mbrojtjen dhe interesin më të lartë të fëmijëve. Ndaj, është shumë e rëndësishme që ky ligj të fillojë menjëherë zbatimin e tij. Sigurisht, nuk do të jetë pilula çudibërëse, por do të jetë një instrument më shumë në dorën e institucioneve por edhe në vetëdijen qytetare, i cili do të ndihmojë realisht në përpjekjen e madhe për të parandaluar rastet apo edhe për të ulur shkallën e recidivizmit përsa i përket krimeve apo abuzimeve seksuale”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se gjatë vitit 2021, më shumë se 2300 fëmijë në rrezik janë mbështetur nga programet e mbrojtjes sociale, dërkohë që më shumë se 70 fëmijë janë marrë në mbrojtje.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale punon çdo ditë për të ngritur shërbimet sociale në terren. Fondi Social, i cili ka mbështetur më shumë se 40 bashki për ngritjen e shërbimeve sociale që mundësojnë mbështetjen dhe ndihmën për më shumë se 2300 fëmijë, të cilët janë konsideruar në risk, të mbështeten nga mekanizmi ynë i mbrojtjes sociale në të gjithë territorin e vendit. Janë më shumë se 70 fëmijë që janë marrë në mbrojtje dhe janë trajtuar me sistemin tonë të mbrojtjes sociale përgjatë 2021 dhe janë mbi 40 fëmijë të cilët janë marrë në mbrojtje në 6-mujorin e parë të këtij viti”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për shërbumet për viktimat e dhunës seksuale, Manastirliu tha se tashmë në Shqipëri funksionojnë tre qendra pritëse emergjence dhe do të zgjerohet më tej ky rrjet.

“Kemi ngeitur tre qendra pritëse emergjence për viktimat e dhunës seksuale. Dhe janë tre qendra të cilat janë tashmë operacionale në Tiranë, në Fier dhe në Shkodër. Jemi shumë të angazhuar që ta shtrijmë modelin e qendrave me një ndalesë, pra qendrave që ofrojnë mbështetje për viktimat e dhunës seksuale, në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Projektligji për “Regjistrin Kombëtar të Dënuarve për Krime Seksuale” u iniciua si nismë e 28 organizatave të shoqërisë civile dhe u mbështet nga mbi 20 mijë qytetarë që firmosën për këtë

projektligj, i cili u miratua në unanimitet në mbyllje të seancës së fundit për këtë sezon, në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 22/07/2022 22/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
18:11 -08/07/2026
Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n
18:06 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?