KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti amerikan Joe Biden s’mendon ta shkarkojë Sekretarin e Mbrojtjes
Botë

Presidenti amerikan Joe Biden s’mendon ta shkarkojë Sekretarin e Mbrojtjes

Kosova News
Kosova News 08:27 -09/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, nuk do të shkarkohet ndonëse nuk kishte njoftuar me ditë se ai ishte i shtrirë në spital, është thënë Shtëpia e Bardhë.

“Nuk ka asnjë plan tjetër pos që Sekretari Austin të mbetet në detyrë”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, në konferencë për media, raporton agjencia “AP”.

Kirby ka shtuar se Austin 70-vjeçar ka qëndruar në spital edhe të hënën.

Të dielën është bërë e ditur se u deshën tri ditë që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të informohej se Sekretari i Mbrojtjes është në spital.

Sekretari i Mbrojtjes është vetëm prapa presidentit në zinxhirin komandues të Ushtrisë amerikane dhe duhet të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës për të reaguar ndaj çdo emergjence të sigurisë kombëtare.

Dështimi i Pentagonit për të njoftuar me kohë për sëmundjen e Austinit është përcjellë me kritika.

Republikanët, përfshirë edhe Donald Trumpin, kanë kërkuar shkarkimin e Austinit.

Po ashtu edhe disa prej demokratëve kanë shprehur shqetësimin në lidhje me situatën.

Të hënën, Kirby ka thënë se Shtëpia e Bardhë do të shikojë se çfarë ka ndodhur.

“Përqendrimi numër një i presidentit është te shëndeti dhe rikuperimi i Sekretarit Austin dhe po shikon para që ai të kthehet në Pentagon sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Kirby.

Të dielën, një zëdhënës i Pentagonit ka njoftuar se Austin i ishte nënshtruar një procedure mjekësore më 22 dhjetor dhe u lirua në shtëpi ditën tjetër.

Por, ai nisi të ndiente “dhimbje të mëdha” në pasditen e 1 janarit dhe u shtri në spitalin ushtarak “Walter Reed” në Washington.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral-majori Pat Ryder ka treguar se Sekretari i Mbrojtjes u shtri në njësitin intensiv.

Edhe pse u është kthyer detyrave të plota të premten, Austin ka mbetur në spital, por nuk është më në njësitin intensiv.

Austin të shtunën ka thënë se “e pranon se ka mundur të bëjë më mirë për të informuar publikun”.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

Kosova News 09/01/2024 09/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?