Presidenti i Bjellorusisë Alexandër Lukashenko, ka nënshkruar një ligj të ri që i jep atij imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale. Gjithashtu ky ligj ndalon liderët e opozitës që jetojnë në mërgim të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“The Guardian” shkruan se masa e re duket se synon të forcojë pushtetin e Lukashenkos dhe të eliminojë sfiduesit e në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që pritet të zhvillohen në 2025.
Lukashenko është i akuzuar për përfshirje në transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga qytetet ukrainase.
Por, sipas ligjit të ri, ai nuk mbahet përgjegjës për veprimet e kryera, dhe do t’i sigurohet mbrojtje gjithë jetën atij dhe familjes së tij.
Udhëheqësja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, tha se Lukashenko duhet të shqetësohet për atë që do t’i ndodh kur të largohet nga pushteti.
Ndryshe, opozita gjithashtu po kërkon hetime për zhdukjen e politikanëve opozitar dhe fëmijëve ukrainas.


