Një gjykatëse e Nevadës është kthyer në punë të enjten pas lëndimeve që pësoi nga sulmi i të akuzuarit, të cilit po ia shqiptonte dënimin. Situata është përkeqësuar kur gjykatësja ia bëri të qartë se do ta dënonte me burgim, vendim të cilin ai nuk e pranonte.
I dënuari, 30-vjeçar, është larguar nga gjykatësja në një prej skenave më të dhunshme në gjykatat amerikane. Gjykata ka lavdëruar pjesëtarët e sigurisë që me shpejtësi kanë arritur ta largonin të akuzuarin.
Zyrtarët e gjykatës kanë njoftuar se përveç gjykatëses, gjatë sulmit ka mbetur i lënduar edhe një zyrtar tjetër që kishte nxjerrë nga vendi krahun.
Të enjten i akuzuari Deobra Delone Redden ka refuzuar të marrë pjesë në vazhdimin e seancës gjyqësore. Përveç akuzave të mëparshme, Redden është akuzuar edhe për sulm ndaj personit zyrtar. Avokati, i cili ishte me të në momentin e sulmit, nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me rastin.


