KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni! Qindra persona ende të zhdukur nën rrënoja, shpresa për të mbijetuarit zbehet
Botë

Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni! Qindra persona ende të zhdukur nën rrënoja, shpresa për të mbijetuarit zbehet

Kosova News
Kosova News 09:42 -05/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në motin e keq dhe rrugët e dëmtuara, ekipet e shpëtimit në Japoni kërkuan të premten edhe 222 persona që janë ende të zhdukur, katër ditë pasi një tërmet shkatërrues e goditi vendin. Numri i të vdekurve është afër 100.

Dy gra të moshuara u nxorën nga rrënojat të enjten por shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë pas tërmetit 7.5 ballësh, që ndodhi në ditën e Vitit të Ri, po shuheshin me shiun, borën dhe uljen e temperaturave që parashikohen në ditët në vijim.

Mijëra shpëtimtarë nga e gjithë Japonia po luftojnë me pasojat e goditjeve dhe rrugët e mbushura me gropa të hapura, e të bllokuara nga rrëshqitjet e shpeshta të dheut në rajonin qendror Ishikaua, për të arritur qindra njerëz në vendet bllokuara.

Të enjten pasdite, 72 orë pas tërmetit, dy gratë e moshuara u nxorën mrekullisht të gjalla nga rrënojat e shtëpive të tyre në Uajima, njëra prej tyre falë një qeni nuhatës.

Qyteti port i Uajimas në Gadishullin Noto ishte një prej vendeve më të goditura.

“Unë isha duke pushuar ditën e Vitit të Ri kur ndodhi tërmeti. Të afërmit e mi ishin të gjithë atje dhe ne po argëtoheshim”, i tha AFP-së Hiroyuki Hamatani, 53 vjeç, mes makinave të djegura dhe ndërtesave të shkatërruara. “Shtëpia në vetvete është në këmbë, por është larg të qenit të banueshme tani…Unë nuk mund të mendoj tani për të ardhmen”, tha ai.

Autoritetet thanë të premten pasdite se 222 persona janë ende të pagjetur, nga një numër i mëparshëm prej 242, duke përfshirë 121 njerëz në Uajima dhe 82 në Suzu. Numri i të vdekurve u rrit nga 92 në 94, me 464 persona të plagosur. Një prej personave të vdekur është edhe një djalë i shkollës së mesme që ishte për vizitë te familja e tij, thanë raportet.

Rreth 30.000 familje ishin pa energji elektrike në rajonin Ishikaua, dhe 89.800 shtëpi atje, përfshirë edhe ato në dy rajone fqinje, nuk kishin ujë. Qindra njerëz ishin në strehimoret e qeverisë.

“Ne po bëjmë çdo gjë për të kryer operacione shpëtimi në fshatrat e izoluara… Megjithatë, realiteti është se izolimi nuk është zgjidhur në masën që do të donim,” tha të premten guvernatori rajonal, Hiroshi Hase.

Në qytetin e Anamizu, Sang dhe katër bashkëkombasit e tij nuk kanë ngrohje apo ujë në shtëpinë e tyre të dëmtuar.

“Ne ishim duke gatuar kur ndodhi. Të gjithë dolëm me vrap nga shtëpia”, tha 32-vjeçari.

“Ne nuk kishim lidhje interneti ditën e tërmetit, por ai rifilloi dje. Ne mund të kontaktonim familjen në Vietnam”, tha ai.

“Ajo që na duhet tani është diçka për të ngrënë dhe për të pirë”, shtoi ai

Zona e Suzus u shkatërrua gjithashtu, me varkat e peshkimit të fundosura ose të ngritura si lodra në breg nga valët e cunamit që raportohet se rrëmbyen edhe një person.

iNoriaki Yachi, 79 vjeç, luftoi me lotët pasi gruaja e tij u nxor nga rrënojat atje dhe u konfirmua e vdekur, raportoi e përditshmja Asahi Shimbun.

“Jeta ime me të ishte e lumtur,” tha Yachi.

Japonia përjeton qindra tërmete çdo vit dhe shumica nuk shkaktojnë dëme, me kode strikte ndërtimi në fuqi për më shumë se katër dekada. Tërmetet kanë goditur rajonin e Notos me forcë dhe frekuencë në rritje gjatë pesë viteve të fundit. Vendi ishte goditur nga një tërmet masiv nënujor me magnitudë 9.0 në vitin 2011, i cili shkaktoi një cunami që la rreth 18.500 njerëz të vdekur ose të zhdukur.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 05/01/2024 05/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Dyshime për përqendrimin e 40 mijë eurove të granteve në tri organizata të lidhura me Kolegjin Heimerer, kërkohet rishqyrtim nga Komuna e Prishtinës
17:02 -17/07/2026
Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë
16:43 -17/07/2026
Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
15:44 -17/07/2026
Zhvillimi i garave automobilistike mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë
15:35 -17/07/2026
Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit
15:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?