Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 7 e 22 minuta pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, situate mbetet e njëjtë, pritjet zgjasin deri në 300 minuta (pesë orë) dhe kolona e makinave është 3 kilometra e gjatë.
Kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 60 minuta (një orë), në kolonë rreth 500 metra, raporton KosovaNews
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikat tjera pritjet janë më të shkurta dhe nuk ka tollovi.


