Një aksident ndërmjet tri veturave ka ndodhur në Istog dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Po, sot pas orës 15:00, në Istog ka ndodhur një aksident ndërmjet tri veturave dhe si pasojë janë lënduar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai.


