KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borrell: Bota duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin në Gazë
Botë

Borrell: Bota duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin në Gazë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:09 -03/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuniteti ndërkombëtar duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin Izrael-Hamas, në kushtet kur palët ndërluftuese nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët, tha të mërkurën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Mendoj se kemi mësuar gjatë këtyre 30 viteve se zgjidhja duhet të imponohet nga jashtë, pasi palët nuk do të munden ndonjëherë të arrijnë në një marrëveshje”, tha ai gjatë një aktiviteti në Lisbonë, duke paralajmëruar gjithashtu se “nëse kjo tragjedi nuk përfundon së shpejti, e gjithë Lindja e Mesme mund të përfundojë në flakë”.

Lufta u ndje deri në Liban të martën me vrasjen në Bejrut të zëvendës drejtuesit të Hamasit, Saleh al-Arouri, me një sulm me dron. Izraeli nuk ka konfirmuar, apo mohuar, autorësinë.

Vrasja është një tjetër shenjë se lufta tremujore mes Izraelit dhe Hamasit po përhapet në rajon, duke tërhequr në konflikt Bregun e pushtuar Perëndimor, forcat e Hezbollahut në kufirin Liban-Izrael, madje edhe linjat e transportit detar në Detin e Kuq.

“Ajo që ndodhi dje me vdekjen e një prej udhëheqësve të Hamasit është një tjetër faktor që mund ta shtyjë konfliktin drejt përshkallëzimit”, tha zoti Borrell, duke shtuar se ka në plan të vizitojë Lindjen e Mesme, përfshirë Libanin, për të “eksploruar mënyrat e daljes” nga konflikti.

Zoti Borrell gjithashtu tha se do t’u paraqesë vendeve anëtare të BE-së propozimin për të krijuar një mision që do të kontribuonte për sigurinë në Detin e Kuq. Propozimi pritet të paraqitet të enjten dhe duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare, tha ai. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër

JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin

Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

Zelensky: Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

KosovaNewss 03/01/2024 03/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?