Një person në Leposaviq është arrestuar pasi që dyshohet se në gjendje të dehur i ka sulmuar fizikisht prindërit dhe motrën e tij..
Sipas raportit të Policisë ai është dërguar në mbajtje, ndërkohë që viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Leposaviq / 01.01.2024 – 01:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën dhe dy prindërit e tij. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


