Juventus tash është vetëm dy pikë larg Interit në renditjen tabelare të Serie A që do të thotë se “Zonja e Vjetër” gjendet në një luftë të hapur për titullin kampion me “zikaltërit”.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka arritur të fitojë sonte nga Roma me rezultat minimal 1-0.
Derisa pjesa e parë ka njohur përpjekje nga të dy anët, por jo edhe gola, Roma kishte rast Cristante e Juventus me Vlahovic, fillimi i pjesës së dytë e ka përcaktuar ndeshjen. Ka qenë minuta e dyzet e shtatë kur Adrien Rabiot ka gjetur golin, duke i dhënë skuadrës vendase fitoren.
Pas kvsaj ndeshje Roma gjendet në vendin e shtatë.


