KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia arreston tre persona, kërkoheshin për disa vjedhje në Ferizaj
Siguri

Policia arreston tre persona, kërkoheshin për disa vjedhje në Ferizaj

Kosova News
Kosova News 16:18 -30/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt, pas një hetimi të gjatë, që nga muaji prill i këtij viti, duke përdorur masa të fshehta të përgjimeve dhe vëzhgimeve ligjore, kanë arritur që të identifikojnë, e më pas të arrestojnë tre persona të dyshuar, të cilët në grup kishin kryer disa vjedhje të rënda.

“Fillimisht me datën 29.12.2023, rreth orës 17:20, hetuesit rajonal kanë arrestuar të dyshuarin A.XH (M/K) i moshës 23 vjeçar, ndërsa sot, datë 30.12.2023 rreth orës 07:00 janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë, P.K (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe A.K ( M/K) i moshës 30 vjeçar, me dyshimin se kanë kryer disa vjedhje të rënda në disa shtëpi të banimit (kryesisht shtëpi të bashkatdhetarëve) dhe në disa biznese në qytetin e Ferizajt, duke përfshirë këtu fshatrat: Greme, Varosh, Dardani, Sazli dhe në lagjen ‘’Panorama’’ në Ferizaj”, njofton policia.

Të dyshuarit janë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit rajonal, në prani edhe të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërsa si prova materiale, siç raporton policia, janë sekuestruar: 3 vetura; 1 armë zjarri, pushkë automatike; 3 armë zjarri (pistoleta); Sasi e municionit; 1 dron; 3 palë dylbi; 3 radiolidhje dhe disa bateri dore që ndërlidhen me rastin e vjedhjeve të rënda.

“Sektori Rajonal i Hetimeve, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të zgjerojë hetimet në lidhje me rastet e vejdhjeve të rënda që kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt dhe për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu lexoni:

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

Kosova News 30/12/2023 30/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës
14:37 -11/08/2026
Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?