Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi i ka reaguar kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili ka pranuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit e se nuk mund t’i bëjë publike arsyet për shkak të hetimeve.
Ai ka thënë se po të mos i hiqej fletarresti, Radojçiçi nuk do të operonte lirshëm në veri të vendit, nuk do të bëhej nënkryetar partie dhe s’do mund të hynte në objektin e Qeverisë.
Po ashtu, sipas tij, po të mos i hiqej fletarresti, Radojçiçi nuk do të ishte aty për ta organizuar sulmin e 24 shtatorit, sepse do të ishte i arrestuar.
Rrustemi ka kërkuar nga Isufaj që t’ia shpjegojë së paku familjes së Afrim Bunjakut pse e tërhoqi fletarrestin ndaj Radojçiqit.
“Meqë Blerim Isufaj nuk po mundet t’ia spjegojë vendimin e tij opinionit të gjerë, le t’ia spjegojë atëherë së paku familjes së Afrim Bunjakut pse e tërhoqi fletarrestin ndaj Radojçiqit”.


