Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në takimin e organizuar për fundvit nga Këshilli Konsultativ për Komunitete.
Osmani i ka falënderuar anëtarët e këshillit për angazhimin e tyre në përmirësimin dhe forcimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë.
“Puna juaj dhe përkushtimi janë të vlerësueshme dhe kanë ndihmuar në ndërtimin e një mjedisi më të drejtë dhe më të barabartë për të gjitha komunitetet. Faleminderit për partneritetin tuaj të ngushtë me Zyrën time dhe përkushtimin në zbatimin e rekomandimeve të Këshillit. Në veçanti, do të doja të shpreh mbështetjen time të plotë për propozimin e fundit për ndryshime në procedurat e rekrutimit të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Presidentja ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të pjesëmarrjes së tyre në institucionet publike, dhe do të jem në krye të përpjekjeve për zbatimin e këtij ndryshimi ligjor.
“Pra barazi në punësim për te gjithë pa dallim, sepse kjo është edhe prioritet i imi, kjo duhet të jetë edhe kauzë e shoqërisë sonë në përgjithësi”, ka thënë Osmani.
Osmani ka theksuar angazhimi i saj për promovimin dhe barazinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë është i pandërprerë.


