Deputetja Jeta Statovci e ka mirëpritur përurimin e fillimit të punimeve për vendosjen e ujësjellësit në fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e Madhe. Statovci ka thënë se këtyre problemeve po u vjen fundi me investimin e Qeverise se Kosovës në vlerë prej afërsisht 3 milionë euro, të cilën e filluan si amendament në Kuvendin e Kosoves. Ajo ka thënë se Komuna e Fushë-Kosovës që nga paslufta udhëhiqet nga një parti politike, e që ujësjellësi u ishte premtuar çdo fushatë, për të mos u realizuar asnjëherë.
“Gëzuar për ujësjellësin në fshtrat Bardh i Madh dhe Sllatinë. E dhimbshme që nga paslufta mbi 10,000 banorë ishin pa rrjet për ujë të pijes.
Sot, në prani të Kryeministrit Kurti dhe Ministrave të dikastereve të përfshira, përuruam fillimin e punimeve për vendosjen e ujësjellësit në fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e Madhe. Përkundër kërkesës së vazhdueshme të banorëve, për kohë të gjate, banorët furnizoheshin me ujë kryesisht nga puset/bunarët private. Këtyre problemeve po ju vjen fundi me investimin e Qeverise se Kosovës në vlerë prej afërsisht 3 milionë euro, të cilen e filluam si amendament në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Statovci.
Sipas saj, Komuna e Fushë Kosovës që nga paslufta udhëhiqet nga një parti politike, e që ujësjellësi ju ishte premtuar çdo fushatë, për të mos u realizuar asnjëherë.
“Zhvillimi ekonomik i Kosovës, rritja ekonomike e rritja e GDP-së, do t’i kthehen qytetarëve si investim e mirëqenie, sepse ky zhvillim bëhet për ta”, ka deklaruar deputetja Statovci..