KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Sveçla e drejtori i Policisë, Hoxha: Sulmet në veri s’na zmbrapsin
Siguri

Ministri Sveçla e drejtori i Policisë, Hoxha: Sulmet në veri s’na zmbrapsin

Kosova News
Kosova News 11:54 -28/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencën përmbyllëse për vitin 2023, ku janë prezantuar të arriturat e sajë përgjatë vitit që po lëmë pas. Kjo konferencë ka nisur me një minutë heshtje në nderim të jetës e veprës së rreshterit Afrim Bunjaku, që u vra në Banjskë kur grupi terrorist serb në krye me kriminelin Milan Radoiçiq sulmuan Policinë e Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky vit ka qenë sfidues për policinë, por edhe jashtëzakonisht i suksesshëm.

“Vitin që po lëmë pas jemi përballë me sulmin në Banjskë, që i mori jetën policit tonë dhe tendenca për destabilizim të vendit nga shteti serb. Jam i lumtur që sot prezantojmë të arriturat dhe sukseset e policisë. Ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët tanë kërkonë sakrificë nga ana jonë. Duke njohur sakrificën e gjeneratave të mëparshme, ua kemi borxh gjeneratave të reja për më shume punë, që të mos pajtohemi me të keqën”, ka thënë ministri i brendshëm.

Sipas tij, lufta kundër krimit do të vazhdoj pa asnjë kompromis.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se situata e sigurisë përgjatë vitit 2023 ka qenë e qetë, përveç në pjesën veriore të vendit, ku janë orkestruar sulme nga qeveria e Serbisë.

“Ka disa sulme të kryera gjatë këtij viti nga shteti serb, që na kanë quar deri në këtë konkludim. Protestat, sulmi ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, gazetarëve, qytetarëve, kidnapimi i policëve nga strukturat e policisë serbe me 29 Maj, pastaj sulmi terrorist në fshatin Banjskë. Të gjithë e dimë betejën e Banjskës dhe suksesin e Policisë së Kosovës në ketë sulm”, ka thënë ai.

Sipas tij, në veri ka pasur edhe djegie të automjeteve e sulme ndaj qytetarëve që tentonin të rexhistronin veturat e tyre në targa RKS.

Hoxha ka prezantuar raportin preliminar i Policisë së Kosovës, i cili përmbledhë 46 mijë raste të raportuara. Ai ka thënë se gjatë vitit ka paur më pak kriminalitet.  Sipas tij, janë kryer 28 vrasje gjatë këtij viti, 309 lëndime trupore, 2 mijë e 558 vjedhje të rënda, 85 grabitje etj.

“Një fushë që i kemi dhënë rëndësi të madhe sivjet është hetimi i krimeve të luftës, duke e ditur që dëshmitarët mund të vdesin.  Kemi munduar të shtojmë dinamikën e hetimeve në këto krime. Kemi 14 raste të ngritura. Janë arrestuar 12 të dyshuar, janë ngritur 22 kallëzime penale,149 persona janë të dyshuar, si dhe 4 raste janë në hetim preliminar”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka përmendur edhe operacionet policore për hetimin e zbulimin e parave të falsifikuara, shpëlarje të parave dhe falsifikim te dokumenteve.

Ministri Sveçla: Viti 2023 ishte sfidues për sigurinë e vendit, por i suksesshëm për Policinë e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Kosova News 28/12/2023 28/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Bashar al-Asad dënohet me vdekje
11:35 -11/08/2026
Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
10:53 -11/08/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë
10:09 -11/08/2026
Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës
09:59 -11/08/2026
Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër
09:29 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?