Policia e Kosovës njofton se në stacionin policor në Graçanicë është iniciuar një rast i hetimit mbi vdekjen e një 34 vjeçareje.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit”, konfirmoi Ahmeti.
Ajo shtoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.


