KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Targat e veturave në Kosovë në shtator 2021, nga Serbia përdoreshin për të na kërcënuar, kurse tani po përdoren për të ulur presionin mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta
Politikë

Kurti: Targat e veturave në Kosovë në shtator 2021, nga Serbia përdoreshin për të na kërcënuar, kurse tani po përdoren për të ulur presionin mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta

Kosova News
Kosova News 19:52 -27/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka folur për vendimin e Serbisë për të pranuar targat e Republikës së Kosovës për vetura.

“Më shumë se konstruktivitet dhe hap drejt normalizimit mbi bazën e shkronjës dhe frymës së Marrëveshjes Bazike, është një manovër e radhës, jo për hir të shtetit serb, kurrsesi për atë Kosovës, por për hir të pushtetit në Beograd. Kështu duhet ta lexojmë të gjithë”, tha Kurti.

Kryeministri tutje tha se targat e veturave në Kosovë në shtator të vitit 2021, nga Serbia përdoreshin për të na kërcënuar edhe përmes aeroplanëve Mig-29 të ngritur në qiell përreth kufirit dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit sidomos nëpërmjet 16 barrikadave të cilat ishin ngritur rrugëve të katër komunave veriore për tri javë rresht në dhjetorin e vitit të kaluar.

Kurse sipas Kurtit, tash, ato po përdoren për të ulur presionin nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta dhe jodemokratike; për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes Bazike të Brukselit që i ka bërë letra e kryeministres së Serbisë Bërnabiq drejtuar Këshillit Evropian me 13 dhjetor; dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë me 24 shtator.

“Në anën tjetër, gjatë gjithë kësaj kohe, qëndrimi ynë për sa i përket çështjes së targave ka qenë i mbështetur në parimin e reciprocitetit. Do të vazhdojmë të jemi parimor dhe konstruktiv. Vendimin tonë të barasvlershëm si çështje e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore, do ta marrim sapo që Policia jonë kufitare të dokumentojë dhe vërtetojë se Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj.

Kjo qasje e jona përveçse e drejtë është edhe e arsyeshme”, përfundoi Kurti.

Kryeministri Kurti: Ata që e donin Asociacionin, e humbën shansin më 26 tetor, unë isha i gatshëm për nënshkrim
Pretendimi se Vulin ishte në Kosovë ditën e sulmit në Banjskë, Kurti: Me sa di unë kjo nuk është e vërtetë, ata që pretendojnë le të ofrojnë dëshmitë
Kurti flet për qeverisjen e tij: Nuk jam i përkryer, por nuk ka asnjë drejtim të gabuar

Gjithashtu lexoni:

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Kosova News 27/12/2023 27/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Bashar al-Asad dënohet me vdekje
11:35 -11/08/2026
Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
10:53 -11/08/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë
10:09 -11/08/2026
Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës
09:59 -11/08/2026
Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër
09:29 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?