Mbrojtësi i Brazilit, Gleison Bremer, ka firmosur kontratë të re pesëvjeçare me skuadrën e Juventusit, ka bërë të ditur “Tuttosport” të mërkurën.
Kontrata aktuale i skadon Bremerit në vitin 2027, ndërsa me kontratën e re ai do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2028.
Po ashtu, Bremerit me kontratën e re do t’i rritet paga vjetore në 6 milionë euro.
Bremer vlerësohet lart te Juventusi dhe për këtë arsye Torino ka përshpejtuar procedurat për ta mbajtur në ekip edhe për një periudhë të gjatë.
Ai është ndër mbrojtësit më të dalluar në Serie A, ndërsa Juventusit iu bashkua vitin e shkuar nga Torino për 40 milionë euro.
Këtë edicion, Bremer ka 17 ndeshje të luajtura në kampionat, ku ka kontribuar edhe me një gol të shënuar.


