KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një 75- vjeçar pëson infarkt akut të miokardit, i shpëtohet jeta falë reagimit të shpejtë nga mjekët në QKUK
Shëndetësi

Një 75- vjeçar pëson infarkt akut të miokardit, i shpëtohet jeta falë reagimit të shpejtë nga mjekët në QKUK

Kosova News
Kosova News 11:13 -27/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Reagimi i shpejtë, me kohë dhe profesional nga stafi shëndetësorë i QKUK-së, ka bërë që pacientit R.M. (75-vjeçar), t’i shpëtohet jeta dhe t’i kthehet jetës normale.

Në një njoftim për media të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës thuhet se pacienti kishte ardhur në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pasi kishte pësuar infarkt akut të miokardit,  gjendje pas implantimit të CRT, Cardiomyopathy Dilatativa, Insuficiencë e avancuar kardiake, si dhe sëmundje e sheqerit.

Fillimisht pacientit i ishte bërë Koronarografia dhe vërtetohet se ka ngushtime (stenoza) të avancuara të arterieve koronare, duke përfshirë edhe trungun e përbashkët (left main).

Për shkak të kompleksitetit së sëmundjes kardiake (zemër e dilatuar, me fraksion ejeksioni rreth 25%, me pajisje sinkronizuese të zemrës – CRT të implantuar me herët), konziliumi kardiologë- kardiokirurgë vendosi për stentimin e trungut të përbashkët (unprotected left main coronary artery disease), pasi që pacienti ka rrezikshmëri të lartë për operacion të hapur (by-pass).

“Stentimi i kryer në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është trajtuar me sukses si dhe  stentimi i LM-LAD te pacienti 75 vjeç, dhe kjo paraqet një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive”, thuhet në njoftim.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtimi i tillë bëhet vetëm në qendrat e njohura të kardiologjisë invazive në botë.

Gjithashtu lexoni:

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Kosova News 27/12/2023 27/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu: I kemi vrarë shefin e inteligjencës iraniane e zëvendësin e tij
22:53 -15/06/2025
Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes
22:35 -15/06/2025
ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
21:48 -15/06/2025
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues
21:42 -15/06/2025
Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?