Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot kanë ekzekutuar edhe shtesat e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë.
Murati tha se mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë.
“Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare”, njofton ai.
Po ashtu, sot janë ekzekutuar edhe shtesat për pensionistët e moshës, kategoritë e luftës, pensionet për aftësi të kufizuara, pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë dhe pensionet e parakohshme për ata që marrin më pak se 500 euro.
“Ekzekutohen shtesat e njëhershme prej 100 euro për 287,684 pensionistë”, thuhet në njoftimin e Muratit.


