Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë zhdukur dy vajza në Gjakovë.
Sipas Policisë, rastin e kanë raportuar nënat e tyre.
Rasti është duke u hetuar.
“Gjakovë 24.12.2023-21:00. Më datë 25.12.2023 dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se vajzat e tyre viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.


