KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrahmani pasi mori çmimin “Fadil Vokrri”: Së bashku mund të bëjmë diçka të madhe
Sport

Rrahmani pasi mori çmimin “Fadil Vokrri”: Së bashku mund të bëjmë diçka të madhe

Kosova News
Kosova News 22:35 -24/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe anëtari i klubit italian Napoli, Amir Rrahmani, është vlerësuar me çmimin “Fadil Vokrri” për herë të dytë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

29-vjeçari po e përmbyll një vit fantastik në aspektin personal por edhe në sukseset e me klubin e tij. Rrahmani ishte ndër më të dalluarit dhe më meritorët që Napoli fitoi për herë të tretë në histori të klubit titullin e Kampionit të Italisë.

Me klubin kampion të Italisë, Rrahmani ka zhvilluar më shumë 40 ndeshje këtë vit, duke bartë barrë të rëndësishme në prezantimin personal por edhe të shtetit të Kosovës, jo vetëm në ligën e Italisë, por edhe në arenën më të çmueshme të futbollit evropian, Ligën e Kampionëve.

Përtejë paraqitjeve me Napolin, Rrahmani po ashtu ishte ndër futbollistët më të rëndësishëm të ekipit kombëtar, përkundër faktit se për Kosovën nuk ishte një prej viteve më të mira. Përveç cilësive teknike si futbollist, karizma, pasioni, vendosmëria dhe karakteri, e bëjnë Amir Rrahmanin një lider e një kapiten të vërtetë të ekipit Kombëtar.

E në pamundësi për të qenë i pranishëm në manifestimin “Laureatët 2023”, Amir Rrahmani përmes një video-mesazhi ka përshëndetur të pranishmit dhe opinionin në Kosovë, duke i falënderuar për vlerësimin me këtë çmim të rëndësishëm.

“Për shkak të pamundësisë për të qenë aty me ju, po e bëj këtë video në shenjë falënderimi për çmimin. Ky çmim është shumë i veçantë që më jep shtysë dhe vetëbesim për vitet e ardhshme. Viti që po e lëmë pas ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i suksesshëm, sidomos me klubin tim ku u shpallëm kampion pas 33 vjetësh, që është një kohë shumë e gjatë për një ekip që të rishpallet kampion. Ka qenë një sukses i rrallë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij suksesi. Me Kombëtaren e Kosovës kemi pasur shumë ndeshje të rëndësishme, kemi bërë shumë ndeshje të bukura. Jo gjithmonë rezultati ka qenë ashtu siç kemi dashur, por jemi duke u përmirësuar dhe duke besuar deri në fund se diçka të madhe mund ta bëjmë së bashku. Edhe një herë ju falënderoj shumë dhe shpresoj që t’u jap ende edhe më shumë ndeshje të mira dhe suksese të tjera”, ka theksuar Rrahmani në video-mesazhin e tij.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 24/12/2023 24/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?