Një person është arrestuar të premten në Vushtrri, pasi ka aksidentuar një këmbësore e cila ishte shtatzënë.
Policia ka njoftuar të dielën se viktima ka humbur binjakët e saj ende të palindur, ndërsa sipas mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Në njoftimin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar një ditë pasi e ka shkaktuar aksidentin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME – FATALITET- Vushtrri 22.12.2023-17:00. Me 23.12.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”


