Sipas kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka punuar sa një Qeveri.
Ndër shumë projekte infrastrukturore që po zhvillohen aktualisht në Pejë, Abdixhiku dhe Muhaxheri zgjodhën që ta promovojnë rrugën turistike Vitomericë – Maja e Zezë duke e quajtur si sukses të komunës.
Por sipas zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimt Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kjo rrugë lokale është komplet investim i Qeverisë së Kosovës.
“Po ankohen për mungesë të investimeve nga qeveria, ndërsa promovimet e sukseseve e tyre i bëjnë në projekte që janë komplet të qeverisë”, ka thënë ai.
Durmishi thotë se këtë e bëjnë sepse kanë dështuar dhe nuk kanë cfarë të prezantojnë si sukses të qeverisë komunale.
Tutje ai i ka falënderuar për promovimin, duke e theksuar se rruga e re e Abdixhikut dhe e Muhaxherit është rrugë e dështimit dhe e manipulimit.


