KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çekia shpallë të shtunën ditë zie për viktimat e sulmit masiv në Pragë
Botë

Çekia shpallë të shtunën ditë zie për viktimat e sulmit masiv në Pragë

Kosova News
Kosova News 17:12 -22/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia në Republikën Çeke thotë se një student të enjten qëlloi për vdekje babanë e tij dhe më pas vrau 14 persona dhe plagosi 27 njerëz të tjerë në Pragë, në incidentin me të shtëna masive më vdekjeprurëse në vend.

Sipas policisë çeke, personi që dyshohet se kreu krimin, vrau veten. Ministri i Brendshëm Vit Rakusan tha se të shtënat nuk kishin lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Uashingtoni është i gatshëm të mbështesin Republikën Çeke sipas nevojës pas të shtënave në Universitetin Charles në Pragë.

Qeveria çeke thotë se 15 njerëz u vranë dhe 27 të tjerë u trajtuan në spitale pas sulmit të së enjtes në Universitetin Charles të Pragës. Prej tyre, 12 janë në gjendje të rëndë dhe të paktën një në gjendje kritike.

Policia çeke ka identifikuar të vrarët dhe në mesin e tyre nuk ka të huaj. Mes të plagosurve janë dy shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një nga Holanda. Ky rast sipas ministrit çek të brendshëm nuk ka lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.

Qindra njerëz bënë nderimet e tyre për viktimat, ndërsa një memorial i improvizuar u ngrit në rrugë përballë universitetit.

Ata vendosën kurora me lule dhe qirinj ndërsa një flamur i zi valëvitej sipër.

“Isha në anën tjetër të lumit Vltava dhe dëgjova të shtëna armësh. Pashë makinat e policisë që kalonin dhe ishte e jashtëzakonshme për mua, pasi nuk kam parë kurrë një ngjarje të ngjashme, kaq afër”, thotë studenti çek, Daniel Broz.

“U befasova, pasi nuk e prisja fare që një gjë e tillë të ndodhte kaq afër meje… Isha në të njëjtën rrugë me policinë kur ata erdhën në vendin e ngjarjes”, thotë studenti amerikan në Pragë, James Traux.

Vendi i Evropës Qendrore me rreth 11 milionë banorë ka 300,000 njerëz që mbajnë armë, por të shtënat masive janë të rralla.

Policia çeke publikoi të premten imazhet nga operacioni i saj, teksa sulmuesi hapi zjarr në objektin e fakultetit të arteve në universitetin Charles në kryeqytetin çek.

Drejtori i shtabit rajonal të policisë në Pragë, Petr Matejcek tha se personi i armatosur vrau veten në ballkonin e ndërtesës së universitetit kur oficerët e policisë iu afruan atij.

“Ne do të analizojmë të gjitha pamjet filmike dhe materialet e tjera. Por, unë mendoj se falë faktit që hapësira iu zvogëlua dhe atij i mbeti vetëm një armë e cila nuk mund të gjuaj larg, ndërsa ne po i afroheshim, ai vendosi të kryejë vetëvrasje”, thotë Peter Matejcek, Drejtori i Policisë në Pragë.

Personi i armatosur dyshohet gjithashtu për vrasjen e një burri tjetër dhe vajzës së tij 2-muajshe, të cilët u gjetën të qëlluar për vdekje në pyll në një fshat në periferi të Pragës javën e kaluar, sipas autoriteve çeke.

Qeveria çeke shpalli të shtunën ditë zie në të gjithë vendin për të nderuar viktimat.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre tha se Uashingtoni i ka ofruar mbështetje Pragës pas të shtënave që morën jetën e të paktën 15 njerëzve dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

“Autoritetet federale janë në kontakt me autoritetet çeke, ndërsa hetojnë këtë incident dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje shtesë sipas nevojës”, tha zonja Karine Jean-Pierre/ Zëri i Amerikës

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 22/12/2023 22/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit
11:53 -17/07/2026
APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme
11:32 -17/07/2026
Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?