Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë një ndryshim në orarin e punës për zyrtarët e saj.
Me vendimin e fundit, komunarët e Prishtinës do të punojnë deri në shtator edhe ditëve të shtune.
“Duke filluar nga data 23 korrik deri më 30 shtator Drejtoria e Administratës – Sektori i Gjendjes Civile do të punoj edhe gjatë kohë së pauzës si dhe të shtuneve nga ora 10:00 deri në 14:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./KosovaNews/



