KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbështetja e Qeverisë për komunat – Edhe një projekt rreth 6 milionësh për Prishtinën, nënshkruhet marrëveshja
Ekonomi

Mbështetja e Qeverisë për komunat – Edhe një projekt rreth 6 milionësh për Prishtinën, nënshkruhet marrëveshja

Kosova News
Kosova News 13:46 -21/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Financave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar marrëveshjen për Projektin për Efiçiencë të Energjisë në ndërtesat publike në kryeqytet.

Me rastin e ceremonisë së nënshkrimit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se nga ky projekt rreth gjashtë milionësh do të izolohen 47 ndërtesa publike.

“Ky projekt vjen si vazhdim i mbështetjes që po ua ofrojmë komunave në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Sot me komunën e Prishtinës po e thellojmë mbështetjen edhe me një marrëveshje tjetër e cila ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme në këto ndërtesa që mundëson kursimin e energjisë e në të njëjtën kohë përkojnë me standardet evropiane. Do të izolohen 47 ndërtesa publike, kopshte, shkolla e qendra të kujdesit mjekësor. Marrëveshja e sotme për grante kap vlerën e një milionë eurove. Vlera totale e këtij projekti është gjashtë milionë euro”, deklaroi i pari i dikasterit të Financave.

Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Sergiy Maslichenko, tha se me realizimin e këtij projekti do të krijohen edhe më shumë vende të punës.

“Dua të urojë ministrinë dhe kryetarin e Prishtinës për këtë projekt i cili mund të jetë i vogël por shumë përfitues për qytetarët e Prishtinës. Ky projekt do të implementohet nga sektori privat dhe do të krijojë më shumë vende të punës e taksa për shtetin. Implementimi i suksesshëm i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për Kosovën”, tha ai.

Ndërkaq, i pari i Prishtinës, Përparim Rama tha se me këtë projekt do të kursehet deri në 60 për qind e energjisë gjatë një viti.

“Është me rëndësi që ndërtesat kanë nevojë për tu ristauruar dhe renovuar dhe për të ngritur efiçiencën, jo vetëm në aspektin e energjisë që shpenzojmë por edhe për ambientin. Ne si kryeqytet kemi bërë analizat e materialeve tjera që janë me rrezikshmëri të lartë si ajo e azbestit dhe e dimë për çka flitet në ndërtesat e kryeqytetit dhe mendoj që ky do të ishte një projekt i ardhshëm në bashkëpunim me Ministrinë e Financave e BERZH-in. Me këtë projekt do të kemi përafërsisht 60 për qind kursime të energjisë. Pra brenda 5 vitesh ne do të kemi kthim të investimeve”, deklaroi Rama.

Gjatë ceremonisë u tha se projekti pritet të realizohet deri në vitin 2026.

Gjithashtu lexoni:

Sot përfundon numërimi i votave me postë

Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Kosova News 21/12/2023 21/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje mbi të shtënat me armë në Prishtinë
08:51 -17/06/2026
Sot përfundon numërimi i votave me postë
08:50 -17/06/2026
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë
08:48 -17/06/2026
Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?