Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili dyshohet për dhunimin e së miturës në Podujevë.
Kjo është bërë e ditur në raportin e përditshëm të policisë.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin, me 20.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


