Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar se komunat s’kanë bërë kërkesë për ndërtimin e çerdheve, ndonëse sipas saj, Ministria e Arsimit iu ka bërë thirrje të kërkojnë.
Ajo ka deklaruar se sipas kompetencave, Ministria e Arsimit nuk merr vendim për ndërtimin e çerdheve, por komunat nëpërmjet kërkesave.
“Problemi që e kemi hasur është decentralizimi i kompetencave. Për arsimin e ulët dhe të mesëm, kompetencat i takojnë vetëm komunës, kështu që komunat ndërtojnë kur bëjnë kërkesë në ministri. Kemi pak komuna që kanë bërë kërkesa për ndërtimin e çerdheve, Ministria ka bërë thirrje që të ketë kërkesa…Ministria ka ofruar buxhetin të ndërtojë çerdhe, s’ka kërkesa nga komunat”, ka deklaruar ajo Ttë mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së.
Sipas deputetes së pushtetit, disa komuna nuk ndajnë lokacione dhe nuk i kryejnë procedurat për mundësimin e ndërtimin të çerdheve.
E pyetur për politikën e jashtme, deputetja Pacolli ka deklaruar se prioritet i Qeverisë s’ka qenë çështja
“Kemi arritur të paraqesim Kosovën si shtet të barabartë. Kemi aplikuar për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, ka qenë hap i rëndësishëm, po punojmë në pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kemi bërë hapin tonë, po lobojmë…I kemi 5 shtete që na duhet njohja e tyre, prioritet është konsolidimi te shtetet që kemi marrëdhënie. Në arenën ndërkombëtare, Kosova figuron, e ka një imazh tjetër të një shteti”, ka shtuar ajo.


