KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aliu: Është nënshkruar marrëveshja për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta në Kosovë
Ekonomi

Aliu: Është nënshkruar marrëveshja për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:30 -20/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja me Ndërmarrjen e Përbashkët Gjermano-Kosovare për Zbatimin e Programit për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta në Kosovë.

Ai ka thënë se projekti financihet me grante nga bashkëpunimi dypalësh gjerman, prej KfW si agjenci financuese dhe me fonde nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), në kuadër të IPA 2020, IPA 2021, IPA 2022, dhe kontributin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që synon të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë në mënyrë të qëndrueshme për mjedisin.

“Ky projekt është investimi më i madh në menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në Kosovë, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbeturinave të Kosovës dhe nxitjen e përafrimit me standardet e BE-së. Projekti do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, në reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin e mbetjeve”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, përmes këtij projekti do të bëhen këto investime të domosdoshme në sistemin e menaxhimit të mbeturinave të Kosovës:

Ndërtimin e qendrës së re rajonale të menaxhimit të mbeturinave, duke përfshirë këtu deponi të re për rajonin e Prishtinës, dhe investimin në pajisje mobile të nevojshme për operim.

 Punimet për rehabilitimin dhe mbylljen e celulave aktualisht funksionale të deponive rajonale në Gjilan dhe Prizren si dhe ndërtimin e një celule të re deponimi për secilën deponi, një ashtu edhe investimin në pajisje mobile të nevojshme për operim.

Punimet për mbylljen e celulës aktualisht funksionale të deponisë rajonale në Pejë dhe ndërtimin e një celule të re për deponim në të njëjtin lokacion si dhe mbylljen e deponisë së Istogut.

Punimet për mbylljen e Deponisë së Podujevës, aktualisht funksionale si dhe ndërtimin e një stacioni të ri transferi në lokacionin e Deponisë së Podujevës dhe blerjen e pajisjeve mobile për operim si dhe pajisjeve të transportit të mbeturinave për distanca të gjata.

Punimet për rehabilitimin e Stacionit të Transferimit të Ferizajit, aktualisht funksional.

“Kohëzgjatja fillestare e projektit është 48 muaj, duke filluar nga janari 2024. Ndërmarrja e përbashkët e udhëhequr nga ICP GmbH do të ofrojë asistencë teknike dhe mbikëqyrje për zbatimin e projektit, duke siguruar kështu cilësinë dhe efikasitetin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit”, tha Aliu.

Gjithashtu lexoni:

Sot përfundon numërimi i votave me postë

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Kosova News 20/12/2023 20/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje mbi të shtënat me armë në Prishtinë
08:51 -17/06/2026
Sot përfundon numërimi i votave me postë
08:50 -17/06/2026
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë
08:48 -17/06/2026
Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?