KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
Botë

Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Kosova News
Kosova News 22:37 -18/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian tha të hënën se ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, duke goditur industrinë fitimprurëse të diamanteve, më shumë se 140 zyrtarë e organizata dhe ka përmirësuar disa rregulla, që Moska i ka përdorur për t’i anashkaluar sanksionet e mëparshme.

Ky është raundi i 12-të i sanksioneve që Bashkimi Evopian ka vendosur ndaj Rusisë, qëkur presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij të sulmonte Ukrainë pothuajse dy vjet më parë. Sanksionet kanë në shënjestër sektorin e energjisë, bankat, kompanitë, tregjet dhe ngrirjen e pasurive të mbi 1000 zyrtarëve rusë, përfshirë ndalimin e udhëtimit vendet e BE-së.

Brukseli tha se sanksionet e fundit do t’i jepnin një goditje të mëtejshme aftësisë së Putinit për të vazhduar luftën, duke goditur sektorë me vlerë të lartë të ekonomisë ruse dhe duke e bërë më të vështirë anashkalimin e sanksioneve të BE-së.

Importi, blerja ose transferimi i diamanteve natyral, sintetik dhe bizhuterive me diamante do të ndalohet duke filluar nga 1 janari. Ndalimi zbatohet për diamantet me origjinë nga Rusia, të eksportuara nga Rusia dhe që kalojnë tranzit përmes Rusisë, si dhe për diamantet ruse të përpunuara diku tjetër.

BE-ja vlerëson se sektori i diamanteve ka një vlerë vjetore prej rreth 4.5 miliardë dollarësh për Moskën.

Raundi i ri i sanksioneve i detyron gjithashtu kompanitë e BE-së t’i ndalojnë në kontratat e tyre eksportin e mallrave të caktuara në mënyrë që blerësit të mos mund t’i shesin ato në Rusi, veçanërisht “mallra dhe teknologji sekrete” që mund të përdoren nga forcat e armatosura ruse në Ukrainë.

Kimikatet shtesë, bateritë e litiumit, termostatet, disa motorë elektrikë që mund të përdoren për prodhimin e dronëve dhe disa vegla makinerish dhe pjesë këmbimi janë vendosur në listën e BE-së të artikujve të kufizuar ose të ndaluar për eksport në Rusi.

Importet në BE të disa mallrave që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për Rusinë gjithashtu u kufizuan, duke përfshirë telat e bakrit dhe aluminit, fletë metalike, tubacione dhe gazin e lëngshëm.

Bashkimi Evropian shtoi gjithashtu 29 “entitete” të tjera, organizata, agjenci, kompani ose banka, që dyshohet se po mbështesin kompleksin ushtarak dhe industrial të Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

27 vendet e BE-së tani do të konsiderojnë vendosjen e sanksioneve kundër njerëzve që përfitojnë nga sekuestrimi i pasurive evropiane ose pjesëve të kompanive në Rusi. Shtetet anëtare do të vihen gjithashtu nën kontroll më të rreptë për të siguruar që po gjurmojnë në mënyrë aktive pasuritë e njerëzve, që janë në shënjestër të sanksioneve./VOA

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 18/12/2023 18/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje
09:02 -17/07/2026
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik
08:59 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?