Është arrestuar personi i cili ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me thikë një këmbësor në Prizren.
Deri tek incidenti mes palëve thuhet se erdhi si pasojë e një fjalosjeje në komunikacion.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë”, ka thënë Bytyqi.


