KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata shpall fajtor katër personat që akuzohen se përgatitën akte terroriste në Kosovë
Siguri

Gjykata shpall fajtor katër personat që akuzohen se përgatitën akte terroriste në Kosovë

Kosova News
Kosova News 10:42 -18/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpalli fajtor Ardijan Gjurajn, Ergim Sylën, Nehrudin Skenderin dhe Mentor Bellaqën, të cilët akuzoheshin për terrorizëm.

Shpallja u bë të hënën, nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj.

E njëjta tha se gjykata gjeti fajtor Gjurajn, Sylën dhe Bellaqën për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, të akuzuarin Syla dhe Gjuraj i gjeti fajtor se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kurse, të akuzuarin Skenderi e gjeti fajtor për veprën penale “Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit”, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndërkaq, të akuzuarin Bellaqa e gjeti fajtor për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të akuzuarin Gjuraj, për shkak se nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Mos lajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, e ka liroi nga kjo akuzë.

Gjithashtu edhe i akuzuari Skenderi u lirua nga akuza për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, që sipas gjykatëses Musliu-Selimaj gjykata konsideron se veprimet e tij janë përmbushur në veprën penale “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit”.

Seancën për caktimin e dënimit për këtë rast u caktua më 25 janar 2024.

“Ku fillimisht nga palët kërkon që në atë seancë do t’i paraqesin të gjitha rrethanat lehtësuese apo renduese të cilat do të ndikojnë në individualizimin e dënimeve si dhe do të kërkoj raport nga shërbimi sprovues, një raport para ndëshkimor dhe pas analizimit të të gjithave gjykata do të vendos edhe më caktimin e dënimit”, tha gjykatësja Musliu-Selimaj.

Ajo tha se të njëjtëve ju vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit.

Ndryshe, në këtë rast akuzohej edhe Shkodran Krasniqi, mirëpo i njëjti pas pranimit të fajësisë ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materive plasëse”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 23 dhjetor 2022, ka përpiluar aktakuzën kundër Ardijan Gjuraj, Ergim Syla, Nehrudin Skenderi, Mentor Bellaqa dhe Shkodran Krasniqi, të cilët akuzohen se kanë përgatitur akte terroriste në Kosovë. 

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 18/12/2023 18/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?