Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Fushë-Kosovës, e cila nuk ka qenë në përdorim për disa vjet, është kapluar nga zjarri në orët e mbrëmjes. Ekipet e zjarrfikësve nga Fushë-Kosova janë mobilizuar shpejt për të shuar flakët që e kanë përfshirë ndërtesën nga brenda.
Pavarësisht dëmeve materiale që janë shkaktuar, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit ende nuk dihen.
Institucionet përkatëse pritet të japin më shumë detaje.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë Policinë, për incidentin, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.


