KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjysma e mjekëve të rinj në Shqipëri duan të largohen nga shteti
Rajon

Gjysma e mjekëve të rinj në Shqipëri duan të largohen nga shteti

Kosova News
Kosova News 22:10 -16/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjysma e mjekëve të rinj dhe më të kualifikuar dëshirojnë të largohen nga Shqipëria, ka nxjerrë si rezultat një studim i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale. Sipas raportit, emigrimi potencial i mjekëve shqiptarë sot është 38.5 për qind.

Autorët e studimit kanë thënë se arsyet e emigrimit s’kanë të bëjnë vetëm me pagat, por edhe me kushtet e punës dhe nivelin e jetesës së mjekëve.

Në konferencën ndërkombëtare “Emigrimi i punonjësve të shëndetësisë nga Ballkani Perëndimor dhe Europa Lindore e Qendrore”, u theksua se i gjithë gadishulli dhe kontinenti në tërësi janë përfshirë nga lëvizjet e mjekëve drejt vendeve ku garantohen standarde më të larta jetese, si Gjermania, Britania dhe Zvicra.

Studimi për Shqipërinë, bazuar në anketimin e mbi 500 mjekëve në gjithë vendin, në zonat qytetare dhe fshatare, në spitale dhe qendra shëndetësore publike dhe private të gjithë niveleve dhe territoreve, zbuloi se migrimi potencial i mjekëve shqiptarë është i lartë, rreth 38.5 për qind. Bashkautori i studimit, dr. Ilir Gëdeshi, ka thënë për Zërin e Amerikës se tek mjekët e rinj dëshira për emigrim është edhe më e lartë.

“Për grupmoshën e mjekëve dhe punonjësve të mjekësisë 24-40 vjeç kjo shkon deri në 52 për qind. Dëshirojnë të largohen nga Shqipëria mjekët e rinj, mjekët, që kanë kryer një specializim, ose studime jashtë vendit, mjekët që punojnë në spitalet private, me synim Gjermaninë dhe vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore”, ka thënë Gëdeshi.

Shkaqet nxitëse për këto dëshira emigrimi janë kërkesat ekonomike, standardet e jetës dhe kushtet e punës, por nuk është vetëm paga që i shtyn ata drejt një vendi tjetër, ka thënë bashkautori tjetër i studimit, Russell King, nga Qendra për Kërkime mbi Migrimin e Universitetit të Sussexit.

“Trajtimi ekonomik është vetëm një pjesë e problemit; çështje të tjera që duhen përmirësuar janë kushtet e punës, përparimi në karrierë, cilësia e jetës. Mjekët shqiptarë që u intervistuan për këtë studim dhanë një grup arsyesh, ku mbizotëron ekonomia si dhe mungesa e një të ardhme afatgjatë për veten dhe fëmijët e tyre, që ata duan t’i shkollojnë në një vend të zhvilluar”, ka thënë King.

Ai ka shtuar se arsye të ngjashme janë edhe për mjekët nga vende të tjerë në rajon si Bosnja dhe Kosova, ku është vërejtur largimi i mjekëve.

King ka theksuar se për Shqipërinë është një sfidë e vërtetë se si ta ndalë këtë rrjedhë të mjekëve që ikin jashtë vendit, aq më tepër t’i kthejë ata nga jashtë për në atdhe, duke kryer disa reforma të mëdha sidomos në sektorin shëndetësor.

Autorët kanë pohuar se Gjermania është shumë tërheqëse për mjekët nga Shqipëria dhe vende të tjera, sepse atje ka sistem të rregullt dhe krijohen të gjithë kushtet për punë me standarde të lartë sa u takon pagave, cilësisë së jetesës, shkollim të mirë dhe shërbime sociale.

Gëdeshi ka shtuar se gjithë vendet e Ballkanit janë përfshirë nga valët e emigrimit të mjekëve, por në Shqipëri, dhe në Maqedoni të Veriut ky emigrim i mjekëve është i lartë, dhe tendenca është që ky emigrim të vazhdojë sipas matjeve të bëra mbi emigrimin potencial.

“Vëmë re se autoritetet shqiptare përherë e më shumë po e përmendin çështjen e emigrimit të mjekëve, dhe po marrin masa të ndryshme. Por faktori kryesor këtu ka të bëjë me rritjen e shpenzimeve për shëndetësinë, nga 3 për qind kjo shifër të vijë duke u rritur. Po ashtu kjo çështje ka të bëjë me një reformim të sistemit shëndetësor, me dhënien e një perspektive mjekëve të rinj mbi specializimin e tyre të mëtejshëm dhe t’u hapin rrugë të rinjve, që të ardhmen e tyre ta shohin në Shqipëri”, ka thënë Gëdeshi.

Studimi ka propozuar që të merren masa në lidhje me emigrimin e mjekëve, duke krijuar kushte brenda vendit, në mënyrë që të frenohet kjo tendencë e largimit të mjekëve.

Kjo dukuri ka përfshirë gjithë kontinentin, nga Shqipëria, Bosnja, Kosova e deri tek, Polonia, Finlanda, Norvegjia apo Ukraina në luftë, për të cilat u shfaqën studime në konferencë.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 16/12/2023 16/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator
13:15 -16/07/2026
Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë
12:49 -16/07/2026
Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona
12:12 -16/07/2026
Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?