KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria në Shqipëri: Arma me të cilën u krye vrasja, u fut në burg para 20 ditësh
Rajon

Prokuroria në Shqipëri: Arma me të cilën u krye vrasja, u fut në burg para 20 ditësh

Kosova News
Kosova News 20:49 -16/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Peqin të Shqipërisë, dhe 11 punonjës të tjerë, janë ndaluar nga Policia, me urdhër të Prokurorisë, pas vrasjes me armë dhe plagosjes që janë regjistruar në këto ambiente.

Zyrtarët akuzohen për “shpërdorim të detyrës”.

Një ditë më parë, i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj qëlloi me pistoletë për vdekje të dënuarin Arben Lleshi, dhe e plagosi Indrit Shaqjan.

Prokuroria e Elbasanit njoftoi se nga hetimet ka rezultuar se i dënuari Sokol Mjacaj, pasi ka kryer krimin, ka kanosur me armë punonjësit e shërbimit, dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambientet e takimeve me familjarët në këtë burg.

Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se arma me të cilën kreu vrasjen, është futur në ambientet e burgut të Peqinit, 20 ditë më parë.

Kjo sipas Prokurorisë është vërtetuar nga analizimi i vendit të ngjarjes, marrjes në pyetje të autorit, deklarimeve tjera, dhe nga akte shkresore të administruara gjatë hetimit.

Prokuroria thotë se ka dyshime se arma, përgjatë 20 ditësh, është mbajtur nga i dënuari me burgim të përjetshëm, në ambientet e përbashkëta në këtë burg, siç janë ambienti i ajrimit dhe regjimit të brendshëm.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar arma e zjarrit, pesë gëzhoja si dhe dy predha të dëmtuara, shkruan REL.

“Nga punonjësit e shërbimit nuk janë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditët e ngjarjes, por edhe në ditët e mëparshme”, thekson Prokuroria e Elbasanit.

Kontrolli fizik dhe i sendeve personale, siç parashikon skema e sigurisë – sipas Prokurorisë – nuk është zbatuar as gjatë transferimit nga ambientet e godinës së regjimit të posaçëm, ku ka qenë duke qëndruar, Sokol Mjacaj.

Prokuroria thotë se autoritetet e informacionit në këtë burg nuk e kanë njoftuar ngjarjen e rëndë në Polici.

Sokol Mjacaj akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, njëra prej të cilave e mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje e armëve” dhe “futje e mbajtje e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Pak orë pas ngjarjes, ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ulsi Manja, tha për mediat se situata e rendit në këtë burg u vu menjëherë nën kontroll dhe sipas tij, nuk ka pasur cenim të jetës së personelit dhe stafit civil.

Prokuroria, në anën tjetër, thotë se janë kanosur me armë punonjës të shërbimit.

Sokol Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015 në Shqipëri.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 16/12/2023 16/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator
13:15 -16/07/2026
Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë
12:49 -16/07/2026
Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona
12:12 -16/07/2026
Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?