KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Forumi i dytë i solareve, Rizvanolli: Dekarbonizimi përbën rrugën e re energjetike të Kosovës
Ekonomi

Forumi i dytë i solareve, Rizvanolli: Dekarbonizimi përbën rrugën e re energjetike të Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:26 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot ka nisur Forumi i dytë i Solareve në Kosovë, i cili synon promovimin e investimeve në energji të ripërtëritshme. Në këtë forum të organizuar nga Ministria e Ekonomisë̈ në bashkëpunim me USAID-in u tha se energjia solare fuqizon sigurinë energjetike dhe krijon vende të reja të punës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se po punojnë në krijimin e një politike të re që synon dekarbonizimin dhe ofrimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji për të gjithë qytetarët. Derisa shtoi se po planifikojnë që Kosova brenda 10 vitesh të prodhojë 1400 MGW energji të rinovueshme.

Rizvanolli: Brenda 10 vitesh planifikojmë të prodhojmë 1400 MgW energji të rinovueshme

“Për të ndërtuar një të ardhme energjetike më të ndritur dhe më të qëndrueshme, ne po punojmë shumë për të vendosur themelet e një politike të re dhe korniza rregulluese që kanë fokus dekarbonizimin dhe ofrimin e furnizimit të qëndrueshëm e të përballueshëm me energji për të gjithë qytetarët. Këtë vit kemi iniciuar përgatitjet për një strategji të re energjetike. Kjo strategji fokusohet në një depozitim agresiv të kapaciteteve të rinovueshme, masat e eficiencës së energjisë dhe bashkëpunimin rajonal për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Me fjalë të tjera, dekarbonizimi përbën rrugën e re energjetike të Kosovës. Brenda dhjetë viteve, ne planifikojmë të prodhojmë 1400 Mgë kapacitete të reja të energjisë së rinovueshme. Kjo do të sigurojë që një e treta e energjisë elektrike që konsumojmë të prodhohet nga energjia e pastër dhe ajo e emetimeve të gazeve serrë të ulet me 25 përqind”, tha Rizvanolli.

Ndërsa specialisti i menaxhimit të projekteve të energjisë në USAID, Edmond Shyti tha se avancimet teknologjike e kanë bërë më konkurruese energjinë solare.

Shyti tha se investimet në energji solare krijojnë vende të reja të punës dhe fuqizon sigurinë energjetike.

Shyti: Energjia solare fuqizon sigurinë energjetike

“Avancimet teknologjike vazhdojnë të ulin çmimet e energjisë së ripërtëritshme duke e bërë energjinë solare çdo ditë e më konkurruese. Energjia solare me kosto të ulët ka potencial ta zhvilloj ekonominë të fuqizoj sigurinë energjetike të zbus ndikimet negative të ndryshimeve klimatike dhe të krijoj vende të reja… Zhvillimi i gjeneratorëve të vegjël solar në veçanti mund të ketë ndikim enormë mund të shtoj mundësi për investime kapitale dhe të ofroj burim me kosto të ultë të energjisë elektrike si për konsumatorë ashtu edhe për biznese. Po ashtu, çdo ditë mund të luaj rol të rëndësishëm në sigurimin e furnizimit afatgjatë e të qëndrueshëm me energji në Kosovës. Të qenit konsumator solar që prodhon dhe konsumon energji elektrike jo vetëm se ulë koston e të bërit biznes apo të banimit, por edhe ulë kërkesën e përgjithshme për energji në vend. Me këtë, lirohet furnizimi me energji për të tjerët”, theksoi ai.

Forumi i Solareve në Kosovë 2022 do të jetë i hapur edhe ditën e premtë, kurse në kuadër të tij mbahet edhe Panairi i Zhvillimeve të Solareve.

Gjithashtu lexoni:

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa do të kushtojë nafta sot

​U rrezikua uji i pijshëm për 200 mijë banorë/ Personi që hodhi qumësht në Bistricë përballet me padi

Kosova News 21/07/2022 21/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc
12:38 -08/07/2026
Ardian Gjini e Daut Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit
12:06 -08/07/2026
Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
11:49 -08/07/2026
Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja
11:35 -08/07/2026
Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit
11:29 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?