KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Juventusi feston pas eliminimit të Milanit nga Liga e Kampionëve
Sport

Juventusi feston pas eliminimit të Milanit nga Liga e Kampionëve

Kosova News
Kosova News 19:02 -14/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Eliminimin e Milanit nga Liga e Kampionëve e feston edhe Juventusi, që aktualisht e sheh veten gjithnjë e më pranë sigurimit të një bilete për në Botërorin e klubeve, i planifikuar për t’u mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në verën e vitit 2025.

Nga skuadrat italiane, Interi e ka siguruar biletën edhe matematikisht për të marrë pjesë, pasi pozicionohet më mirë se çdo skuadër tjetër në renditjen 4-vjeçar të UEFA-s. Në vendin e dytë ndodhet Juventusi, që kërcënohej nga Milani dhe Lazio.

Juventusi ka 47 pikë në rankimin e 4-viteve të fundit dhe nuk ka mundësi ta përmirësojë rezultatin, pasi nuk luan në Europë, ndërsa Milani e mbylli me 41 pikë, por nëse do të kualifikohej në fazën e 1/8-ave të Championsit do të kishte marrë edhe një bonus prej 4 pikësh, që do ta çonte në 45 pikë dhe më pas do t’i mjaftonte vetëm një fitore e një barazim për të parakaluar bardhezinjtë.

Aktualisht në garë ka mbetur vetëm Napoli, që ka shkuar në kuotën e 41 pikëve dhe i duhet të kapë gjysmëfinalet për të qenë e sigurt që do të parakalojë Juventusin. Një tjetër mënyrë që Napoli të mund të parakalojë bardhezinjtë, është të fitojë të dy ndeshjet e fazës së 1/8-ave dhe njërën nga sfidat çerekfinale, opsione këto që duken të vështira, nëse sheh listën e kundërshtarëve të mundshëm.

Në letër, shanse për të parakaluar Juventusin ka edhe Lazio, por vetëm nëse ia del të fitojë Ligën e Kampionëve, një mision ky thuajse i pamundur për kryeqytetasit. Kështu pas festës për eliminimin e Milanit, te Juventus shpresojnë edhe në kapitullimin e shpejtë të Napolit, për të marrë pjesë në kompeticionin që pritet t’u sigurojë nga 50 milionë euro klubeve.

Gjithashtu lexoni:

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

Kosova News 14/12/2023 14/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?