Portieri i Burnley në Ligën Premier, Arijanet Muriçi, ka marrë një ofertë të rëndësishme, pasi pas tij është vënë Galatasaray në Superligën e Turqisë.
Ai nuk ka pasur hapësirë në Ligën Premier, ndërsa ka vetëm tri ndeshje këtë sezon në Kupë.
Muric me Burnleyn ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa në Turqi më parë ka ruajtur portën e Adana Demirspor, në edicionin 2021/2022.
Për interesimin e Galatasarayt për portierin shtatlartë ka shkruar mediumi i afërt me klubin, Galatasaray.
Dy top skuadra pas Aro Muric, janari do të jetë vendimtar për gardianin e Kosovës
Muriq ka bërë karrierë edhe me klube si Nottingham Forest, Girona, NAC Breda e Willem II


