KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mitsotakis- Ramës: Athina s’do të mbështesë integrimin e Shqipërisë pa u zgjidhur çështja e Belerit
Rajon

Mitsotakis- Ramës: Athina s’do të mbështesë integrimin e Shqipërisë pa u zgjidhur çështja e Belerit

Kosova News
Kosova News 23:52 -13/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është takuar me homologun shqiptar, Edi Rama në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku në fokus të diskutimeve ka qenë vetoja greke ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në bllokun Evropian.

Mitsotakis i ka përsëritur Ramës se “Athina nuk do të mbështesë hapat e tjera të procesit të anëtarësimit nëse nuk është zgjidhur më parë çështja e betimit të Belerit”.

Më herët, në një artikull në vigjilje të Samitit, gazeta greke Kathimerini paralajmëroi se Athina po përpiqet të përdorë njërin prej mekanizmave më të rëndësishëm në vendimmarrjen e bllokut, të drejtën e vetos që ka çdo vendi anëtar, për t’i bërë presion Shqipërisë lidhur me rastin e Belerit. Kërcënimi grek për pengim të avancimit në bisedimet e anëtarësimit megjithatë, ka marrë deri tani një përgjigje të prerë si nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ashtu edhe nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, të cilët bën të qartë se mosmarrëveshje të tilla duhet të zgjidhen mes dy palëve dhe se sundimi i ligjit, duhet zbatuar.

Sipas Kathimerinit, Greqia e ka dorëzuar tashmë një deklaratë me shkrim, e cila shoqëronte letrën e Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë e ku vendosej si kusht betimi i Fredi Belerit, gjykimi i drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë. Pala greke, vazhdon shkrimi, do të konsultohet përpara fillimit të Samitit mbi formulimin final lidhur me konkluzionet përfundimtare për Shqipërinë.

Në një moment të caktuar, Athina i kishte propozuar Komisionit Evropian që, nëse dëshironte, mund të jepte edhe pëlqimin për shkëputjen e dy kandidaturave, pasi Greqia nuk ka asnjë problem me Maqedoninë e Veriut, e cila duket se përmbush në mënyrë më efektive kriteret që lidhen me sundimin e ligjit. Është absolutisht e qartë se ky zhvillim krijon një front për Athinën, teksa disa vende të BE-së por edhe SHBA e konsiderojnë progresin e Shqipërisë si një “histori suksesi”. Ajo po merr një mbështetje shumë të rëndësishme nga Gjermania, ndërsa presidenca spanjolle e BE-së duket se ka premtuar në Tiranë se problemet me Greqinë do të kapërcehen. Athina megjithatë, kujton se procesi i pranimit për çdo anëtar të mundshëm është transnacional”, nënvizohet në artikull. /tch

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 13/12/2023 13/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
14:29 -16/07/2026
Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës
14:08 -16/07/2026
Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe
13:57 -16/07/2026
Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator
13:15 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?