KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedoni: 600 pjesëtarë do t’i shtohen FSK-së duke filluar nga viti 2024
Siguri

Maqedoni: 600 pjesëtarë do t’i shtohen FSK-së duke filluar nga viti 2024

Kosova News
Kosova News 18:45 -11/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 600 pjesëtarë, rekrutë, do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke filluar nga viti 2024.

Ai informoi se nga numri total sa është pesë mijë i përcaktuar për planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, i janë afruar numrit katër mijë.

“600 qytetarë kanë aplikuar dhe kanë gjysma e tyre kanë përfunduar gjatë fazës së … dhe gjysma aktualisht është duke u trajnuar në FSK. Pra 600 pjesëtarë do t’i kemi në FSK duke filluar nga viti 2024, shtesë, që nënkupton se i afrohemi numrit 4 mijë nën total dhe 5 mijë është numri i përcaktuar për planin gjithëpërfshirës të tranzicionit”, tha ai.

Ndërkohë, ministri ka treguar se në këto dy vitet e fundit janë furnizuar jashtëzakonisht shumë me sisteme të armatimit.

Të njëjtat janë modelet e fundit që nuk gjenden as në rajon.

“Pasur parasysh kërcënimet dhe mbi të gjitha synimin e kryeministrit Kurti për të forcuar aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë. Kemi një rritje të buxhetit për armatim.  Vazhdojmë të bëjmë blerje strategjike dhe operacionale. Kemi sisteme antitank që janë blerë, sisteme të ndryshme të armatimit, për kundër ajror jemi në bashkëpunim dhe koordinim për blerjen e tyre. Të gjitha sistemet e armatimit janë sistemet e fundit të armatimit që prodhohen, janë modelet e fundit. Kemi sisteme që nuk gjenden as në rajon dhe më gjerë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes ka theksuar se dronët Bayraktar të blerë së fundmi po vazhdojnë të testohen.

“Çdo pajisje që i kemi marrë i testojmë. Me dronët kemi vazhduar në testimin, mirëmbajtjen dhe operimin me ta. Normalisht nuk kemi pasur nevojë për të operuar, vazhdojmë të testojmë dhe të shikojmë aspektin e funksionalitetit të tyre. Snajperët që posedojmë janë teknika e fundit ushtarake dhe ato që do t’i blejmë janë modelet e fundit të dizajnuara”, shtoi më tej ai.

Çfarë pajisje është duke blerë FSK-ja?

“Po blejmë të gjitha ato sisteme që i kemi planifikuar në planin gjithëpërfshirës të tranziocionit, që nënkupton sisteme të armatimit për këmbësorinë, sisteme të armatimit për mbrojtje kundërtank, sisteme të armatimit të artilerisë pra për qitje në distanca, sisteme të armatimit të mbështetjes ajrore”.

Të gjitha këto bëhen në koordinim me NATO-n, thotë ministri Maqedonci.

Gjithashtu lexoni:

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Kosova News 11/12/2023 11/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?