“Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin”, kështu ka vlerësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama i jep prioritet procesit të Berlinit për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor.
“Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Rama.
Më tutje, i pari i qeverisë shqiptare e ka falënderuar Kanzelerin e Gjermanisë Olaf Scholz, “me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, ju falënderoj sinqerisht”.
On the occasion of the SPD Congress in Berlin, I sincerely thank @Bundeskanzler Olaf Scholz for his leadership🙏 The rejuvenated Berlin Process is just one of many successes of our friends and allies in Berlin. Albania will remain deeply committed to this process as the principal…
— Edi Rama (@ediramaal) December 9, 2023


