KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prishtina udhëton në Prizren për ta mposhtur Bashkimin
Sport

Prishtina udhëton në Prizren për ta mposhtur Bashkimin

Kosova News
Kosova News 11:28 -09/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sigal Prishtina është e vendosur të regjistrojë fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas triumfit ndaj Istogut vikendin e shkuar, Prishtina synon ta mposhtë edhe skuadrën e Bashkimit në kuadër të xhiros së 12-të, që zhvillohet të shtunën dhe të dielën. Ndeshja Bashkimi – Prishtina luhet të shtunën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe nis në orën 19:00. Prishtina aktualisht është e katërta në tabelë me 17 pikë, dy më shumë se skuadra e Bashkimit që zë vendin e gjashtë.

Te Prishtina kanë insistuar se drejt Prizrenit do të udhëtojnë maksimalisht të motivuar, duke pasur parasysh se të mërkurën fituan edhe ndaj Lovqenit të Cetinjes në Ligën Ballkanike. Albert Sylejmani, i cili është përkohësisht në krye të Prishtinës, ka thënë se synimi është fitorja ndaj Bashkimit, por ka pranuar se nuk do të jetë aspak lehtë.

Prishtinës në këtë ndeshje do t’i mungojnë Muhamedali Janjeva e Lejson Zeqiri që janë të lënduar, ndërsa amerikani Zane Knowles më nuk është pjesë e ekipit. Përkundër këtyre telasheve, Sylejmani beson se Prishtina mund ta vazhdojë me fitore.

“Presim një ndeshje të vështirë, pasi edhe Bashkimi është në një periudhë të vështirë sikurse ne që ishim para disa ndeshjeve. Po ashtu, duhet përmendur faktin se Bashkimi është vendas dhe ka përparësinë e terrenit, që do të thotë se nuk do të jetë aspak përballje e lehtë. Kemi mungesa, por ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe udhëtojmë për fitore në mënyrë që të vazhdojmë serinë e fitoreve”, është shprehur Sylejmani.

Edhe Bashkimi do të udhëhiqet nga trajneri i përkohshëm, Elbesar Gështenja, i cili zëvendëson Edin Kërveshin e larguar pas humbjes së fundit.

Bashkimi është në krizë rezultatesh, ku në shtatë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore dhe atë kundër Istogut. Prizrenasit e kanë parasysh rëndësinë e këtij dueli dhe do të dalin në parket për të fituar. Do të ishte fitorja e pestë në total këtë edicion.

Qendra e Bashkimit, Brad Waldow, ka thënë se gjatë javës kanë punuar mirë dhe janë përgatitur për këtë ndeshje, të cilën duan ta fitojnë. Waldow ka theksuar se Prishtina është kundërshtare e fortë, por beson se me angazhimin maksimal nga i gjithë ekipi do të arrijnë fitoren që do të jetë shumë e rëndësishme për vazhdimit e kampionatit.

“E kemi parasysh situatën në të cilën jemi dhe sigurisht se do të futemi për ta fituar ndeshjen, pavarësisht se Prishtina është një ekip i fortë. Ka ardhur koha për të reflektuar dhe për t’iu rikthyer fitoreve, pasi jemi përgatitur mirë dhe të gatshëm për të mos kursyer asgjë nga vetja për arritjen e këtij qëllimi”, është shprehur Waldow.

Të shtunën zhvillohet edhe një ndeshje tjetër derbi, me të cilën edhe hapet xhiroja.

Në Suharekë, skuadra e Golden Eagle Yllit e pret Vëllaznimin, prej orës 17:00. Të dyja skuadrat në këtë ndeshje futen pas humbjeve që pësuan xhiron e shkuar. Ylli u mposht në udhëtim te Peja, ndërsa Vëllaznimi pësoi në Gjakovë nga Trepça. Skuadra mitrovicase i dha fund serisë prej gjashtë fitoreve rresht të “kuqezinjve”. Si Ylli ashtu edhe Vëllaznimi kanë tubuar nga 17 pikë deri më tani.

Xhiroja mbyllet të dielën, me dy ndeshjet tjera që janë në program. Prej orës 17:00, Istogu është vendas në palestrën “Karagaçi” kundër Pejës. Kampionia në fuqi, Peja, vlerësohet favorite e madhe përballë Istogut, që ka vetëm një fitore deri më tani dhe ka bërë disa ndryshime në prag të këtij dueli.

Ndërkohë ndeshja e fundit është ajo mes Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nga ora 19:00.

Trepça, që i prinë tabelës me 20 pikë, do të mundohet ta vazhdojë serinë pozitive. Ndaj Prizrenit kërkon fitoren e gjashtë rresht. Prizreni është i parafundit në tabelë me 15 pikë dhe ndaj Trepçës futet pas fitores që e arriti xhiron e fundit kundër skuadrës së Bashkimit.

Superliga – XII

E shtunë

G.E. Ylli – Vëllaznimi (17:00)

Bashkimi – S. Prishtina (19:00)

E diel

Istogu – Peja (17:00)

Trepça – P.C. Prizreni (19:00)

1. Trepça 11 20

2. Peja 11 19

3. G.E. Ylli 11 17

4. S. Prishtina 11 17

5. Vëllaznimi 11 17

6. Bashkimi 11 15

7. P.C. Prizreni 11 15

8. Istogu 11 12

Gjithashtu lexoni:

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Kosova News 09/12/2023 09/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu
18:02 -14/07/2026
Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë
17:54 -14/07/2026
Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?